Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Vizita e Shefit të Misionit të OSBE-së për Kosovën, z.Michael Davenport në Han të Elezit

2022/05/23 - 8:13

am shumë mirënjohës, që sot me prezencën e tij na nderoi Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për Kosovën (OSBE), z.Michael Davenport dhe neve na u dha një mundësi e mirë që t’i tregonim se sa mirëpritëse është Komuna e Hanit të Elezit ndaj atyre që e duan popullin shqiptar dhe Kosovën. Në krah, kisha drejtoreshat dhe drejtorët e ekzekutivit të Komunës, duke filluar nga Kimete-Kuka Hasallari, Hisni Luri, Lindita Ballazhi, Natyra Kalisi, Majlinda Kaloshi, Arsim Dernjani dhe Abdurahman Bushi, të cilët me kombinimin e entuziazmit rinor dhe përvojës së moshës, sot treguan vlerat e tyre më të mira, duke i shpalosur idetë dhe vizionin e tyre për një Han të Elezit më të zhvilluar, më të sigurt, më me zë, e më të barabartë në të gjitha aspektet për të gjithë.
Ambasadorin Davenport e shoqëruan bashkëpunëtorët e tij, z.Igor Sladoje, z.Afrim Nesreti, z.Jeton Lika, si dhe z.Faruk Dërmaku.
Disa nga temat kryesore të diskutimit ishin barazia gjinore, gjithëpërfshirja e rinisë në procese vendimarrëse, ekonomia e gjelbër, çështjet mjedisore, si dhe rreth bashkëpunimeve të mëhershme në mes Komunës Hani i Elezit dhe OSBE-së.
Në shenjë mirënjohje dhe respekti, Shefit të Misionit z.Davenport i dhurova diçka simbolike, por që identifikon Komunën tonë, të shoqëruar me thënjen e artë të shqiptares së madhe Nënës Terezë: “PAQJA FILLON ME NJË BUZËQESHJE!”
Në fund, fjalët e z.Davenport ishin: “Herën tjetër, kur të kaloj përmes Hanit të Elezit, do të më duhet të kthehem në të djathtë, e jo në të majtë.”, si për të thënë që tash e tutje, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vetëm pikë kalimi, por padyshim do të shndërrohet në një pikë ndalimi për të.