Republika e Kosoves

Malishevë

Numri i banorëve

Sipas të të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë, supozohet se komuna e Malishevës ka mbi 70 000 banorë edhe pse sipas regjistrimti të vitit 2011, numri i banorëve rezident është 54 613 banorë.

Që nga regjistrimi i vitit 1971 deri më sot, vlerësohet se popullsia e komunës së Malishevës është rritur për 26,320 banorë ose për 1,010 banorë në vit. Numri i përgjithshëm i familjeve është 8,450, me numër mesatar të anëtarëve për familje 7,7.  Përderisa struktura nacionale është 99.9% shqiptarë dhe 0.1% komuniteti RAE. Numri i popullsisë në komunë ka tendencë të rritjes.

 

më poshtë e keni linkun e ASK, lidhur me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011:

https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/ASKdata__Census%20population__Census%202011__3%20By%20Settlements__30%20Popullsia%20e%20komun%c3%abs%20s%c3%ab%20Malishev%c3%abs%20sipas%20vendbanimit/censusetn30.px/table/tableViewLayout1/