Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Arsimit

         Sektori  i Arsimit

 

  1. Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
  2. Në bashkëpunim me MASHT planifikon zhvillimin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në nivel komune:
  3. Identifikon nevojat e mësimdhënësve dhe të drejtorëve të shkollave për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre;
  4. Kujdeset për trajnimin, zhvillimin dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe stafit të tyre profesional në pajtim me udhëzimet,  parimet dhe standardet e shpallura nga MASI-IT-i;
  5. Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
  6. Organizimin dhe nxitjen e barazisë në mundësinë për të ndjekur arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në nivel të Komunës;
  7. Respektimin dhe nxitjen e të drejtave të komuniteteve dhe anëtareve të tyre në fushën e arsimit  në përgjithësi,
  8. Nxitjen dhe  harmonizimin   e  bashkëpunimit   midis  mësimdhënësve,  prindërve,    nxënësve dhe institucioneve arsimore;
  9. Mbledhjen, përpunimin dhe sistemimin e të dhënave për nxënësit në nivel komune, të cilat regjistrohen sipas formati të miratuar nga MASHT-ja;
  10. Siguron përfshirjen e të gjithë fëmijëve në institucionet e arsimit si dhe harton plane për përfshirjen e të gjithë semimaturantëve në arsimin e mesëm të larte;
  11. Përgatitë propozim-rregulloret për funksionimin e shkollave në pajtim me Ligjin e Arsimit  parauniversitar;
  12. Bashkëpunon me ZRI me qëllim të kontrollit dhe vlerësimit të punës në institucione arsimore të Komunës;
  13. Përcjellë dhe vlerëson punën edukativo-arsimore të mësimdhënësve dhe jep sugjerime me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo – arsimor dhe reformave në arsim.