Drejtoria e Arsimit do të jetë përgjegjëse për kryerjen e detyrave si në vijim:
Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë në Komunë;
Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publik;
Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT- i;
Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunë në konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera;
Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore (parashkollore, fillore, të mesme të ultë dhe të lartë) në nivel komune;
Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me respektimin e parimeve të mos diskriminimit;
Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin;
Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe të mesëm në Komunë;
Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;
Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;
Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me zyrën Rajonale të Inspektimit, në pajtim me ligjet aplikative;
Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore;
Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj;
Organizimin e transportit të sigurt dhe të efektshëm për nxënësit që ndjekin shkollimin e obligueshëm;
Propozon rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;
Propozon rregulloren për organizimin e ekskursioneve të nxënësve, organizimin e mbrëmjeve të maturës dhe rregullore tjera nga fusha e arsimit në nivel komunal;
Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në Komunë;
Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes;
Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore;
Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës;
Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;
Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;
Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.