Republika e Kosoves

Skënderaj

Historiku

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një territor i cili daton i banuar që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku – lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana – kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë – “Gjytet” (gërmadha) etj.

Skenderaj është qendra e një krahine ndër me kryengritëset në gjithë trojet shqiptare. Populli i saj i ngulitur që nga lashtësia në këto troje, gjithmonë, deri në ditët e sotme, ishte i prirur që të mos nënshtorhet ndaj asnjë pushtuesi pa marrë parasysh fuqinë e tij, duke pasur gjithherë për motiv mbrojtjën e trojeve të veta etnike.

Ai u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe me 1891, ia bëri rrafsh me tokë Sarajin që po e ngriste për administratën turke, pikërisht në Skenderajn e sotëm.

Me 1912 , Hasan Prishtina , edhe ky bir Drenice , me prejardhje nga Palaci i Skenderajt , mbajti fjalimin mobilizues pranë Kullës së Ahmet Delisë së Prekazit , trimat e të cilit fshat , në periudha  të ndryshme kohore ndërruan ritmin monoton të historisë dhe mbeten në kujtesën e kombit  si shembujt më tipik se si vdiset për t’u bërë tapia e kësaj toke.

Më 1912, Ahmet  Delia u kundërvihet  hordhive të armatosura serbe që terrorizonin fshatin me ç’rast vret disa ushtarë serbë. Nga kjo ditë, për kohë të gjatë ndërron kursi i sjelljes së xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullatës së pafajshme. Nuk hyhej më kohë e pa kohë për të bastisur shtëpitë shqiptare.

Por jo vetëm Prekazi sfidoi pushtuesit e sidomos hegjemoninë serbe.

 

Drenica dhe vise të tjera shqiptare ishin bërë log betejash  me  në krye Azem e Shotë Galicën në vitet e njëzeta kur hegjemonia serbe po bënte përpjekje të shpërngulte me terror shqiptarët nga Kosova, për ta konolizuar atë me sllavë. Azem Bejta ishte në ballë të çetave kaçake për 12 vjet, deri sa u vra më 1924…

 

E gjthë Drenica u përgjak, prapë, në vitin 1945 ngase bijtë e saj po kuptonin fare mirë se po bëhej tradhti dhe trojet shqiptare prapë po ngelnin nën thundrën sllave.

 

Më1981, Tahir Meha, i po këtij fshati, tregon se si i dilet zot vatanit. Ngujohet në kullë dhe lufton derisa me tanke ushtria moderne jugosllave ia bëri rrafsh me tokë kullën e Emin Latit – gjyshit të tij dhe bashkëluftëtarit të Azem Galicës.

 

Ushtria Çlirimatare e Kosovës  (UÇK) është themeluar në këto troje… Operacionet militare të ushtrisë serbe në mars të vitit 1998 në Prekaz kundër prijësit dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit,  paraqesin fillimin e luftës së fundit, të përgjakshme, kundër pushtuesve serbë.

 

Adem Jashari,  përfundimisht i bëri të ditur botës  se sa  i lidhur është për trualli   dhe  ç’ sakrifica  përmasash mitike është në gjendje të përballojë për lirinë e atdheut njeriu shqiptar e në veçanti shqiptari i Drenicës…

 

E. Halimi