Skenderaj, 13 maj – Në Prekaz të Skenderajt, në 31 vjetorin e rënies heroike u nderuan me homazhe dëshmorët Nebih e Tahir Meha.
Përveç familjarëve, farefisit e qytetarëve të shumtë, homazhe bëri edhe udhëheqja komunale e prirë nga zëvendëskryetari i komunës Fadil Nura. Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Ismet Salihu dhe të gjithë drejtoret e drejtorive komunale si dhe kryesitë e shoqatave të dala nga Lufta.