Republika e Kosoves

Gjakovë

Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova Baçi takohet me Kryesuesit e Këshillave Lokal

2024/09/12 - 11:43

Nën organizimin e Koordinatorit të Këshillave Lokal Jusuf Osmani, është mbajtur takim në mes të Kryetarëve të këtyre këshillave dhe Drejtoreshës për Arsim Eranda Kumnova Baçi.
Drejtoresha Baçi i ka informuar ata lidhur me procesin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe aktivitetet e projektet që po zhvillohen në vazhdimësi në institucionet tona arsimore.
Gjatë diskutimeve të përbashkëta, Kryetarët e Këshillave Lokalë parashtruan pyetje por edhe kërkesa të ndryshme. Drejtoresha Kumnova Baçi u shpreh e gatshme për bashkëpunim të ndërsjellë, në të mirë banorëve që ata përfaqësojnë.