Republika e Kosovës

Gjakovë

Shërbimet

LLOJET E PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE QË ZHVILLOHEN DHE KRYHEN NË DREJTORINË PËR URBANIZËM DHE MBROJTJE TË MJEDISIT

1. Leje Ndërtimi – Paisje e palës me leje ndërtimi për objekte të ndryshme.
2. Kushte Ndërtimore – Vendosja e kushteve për ndërtim në një parcelë të caktuar, si dokument që I bashkangjitet dokumentacionit për leje ndërtimi.
3. Ekstrakt nga Plani Rregullativ – Paisje me ekstrakt të planit rregullativ me qëllim të planifikimit të ndërtimit.
4. Pëlqim për Parcelim – Pajisja me pëlqim për parcelim që garanton se ndarja e parcelës është e lejuar dhe nuk përbënë shkelje të zgjidhjes urbanistike për atë zonë. Kërkohet si dokumentacion shtesë për kërkesën për ndarje të parcelës.
5. Zgjatje e afatit të Lejes së Ndërtimit – Pajisja me dokument për zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit, që kërkohet në rastet kur ndërtimi nuk ka filluar brenda një viti nga marrja e lejës së ndërtimit.
6. Leje për Rrënimin e Objektit – Pajisja me leje për rrënimin e objektit i cili: pengon në ndërtimin e një objekti tjetër, paraqet rrezik për qytetarët, kërkohet hapja e terrenit, etj.
7. Leje Mjedisore Komunale – Pajisja me leje mjedisore komunale që garanton parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedis nga ndërtimet publike dhe private.
8. Pëlqim në Lokacion për shfrytëzimin ditor/sezonal të hapësirave publike – Pajisja e subjekteve me pëlqim në lokacion për shfrytëzimin të përkohshëm të hapsirës publike.
9. Pëlqim në Lokacion për dhënjen në shfrytëzim të hapësirave publike dhe ndërtimi/vendosja e objekteve të përkohshme montuese/demontuese (kiosqet, bankomati, strehët për autobusë urban) – U mundësohet palëve shfrytëzimi i hapsirës së pronës publike për vendosjen e objektit montues/demontues.
10. Uzurpimi arbitrar i tokës në pronësi shoqërore – Zbulimi dhe mënjanimi i uzurpimeve arbitrare të tokës e cila është pronë shoqërore.
11. Leja e Ndërtimit për objektet e infrastrukturës (ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik/tensioni i ulët, rrjet rrugor) – Pajisja me leje të ndërtimit të infrastrukturës.
12. Pëlqim në Lokacion për dhënjen në shfrytëzim të hapësirës publike për vendosjen e objekteve të përkohshme (pano reklamuese, ekrane elektronike, banera në shtyllat e ndriqimit publik, etj) – Mundësohet shfrytëzimi i përkohshëm i hapsirës publike dhe reklamimi i veprimtarisë së biznesit të qytetarit.
13. Leje për Rrëmihje, për kyçjen në infrastrukturën komunale (ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik, ngrohje etj.) – Mundësohet kyqja në infrastrukturën komunale për objektet e reja, të cilat paraprakisht janë pajisur me leje të ndërtimit.
14. Kërkesë për Shfrytëzimin e Hapësirës, në sipërfaqet publike, për kryerjen e punëve ndërtimore – U mundësohet, qytetarëve dhe bizneseve, shfrytëzimi i sipërfaqeve publike gjatë ndërtimit të objekteve të tyre (për materialet ndërtimore, makinerinë ndërtimore, etj).
15. Leje për Ndërtimin / vendosjen e objekteve të infrastrukturës si antena (GSM) dhe antena interneti të ngjashme – Pajisja me leje për vendosjen/ndërtimin e antenave.
16. Leje për Ndërtimin / vendosjen e trafosatacionit shtyllë dhe blinde – Paisja me leje për vendosjen e trafostacioneve për furnizim me energji elektrike.
17. Leje Gropimi për ndërtimin e trasave kabllovike dhe ajrore – Paisja me leje për gropimin/ndërtimin e rrjetit të telekomunikacionit dhe televizive, rrejt termofikimi dhe rrjetin elektrik të tensionit të lartë.
18. Pëlqim në Lokacion për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike për aparatet dhe shtatoret e lojërave argëtuese – Dhënia e pëlqimit në lokacion për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e aparateve, shtatoreve dhe lojërave argëtuese.
19. Trajtimi i kërkesave të veçanta sipas kërkesave të palëve.
Si aktivitet I përkohshëm të shtohet edhe :
20. Trajtimi i procesit të ndërtimeve pa leje – bazuar në ligjin për ndërtimet pa leje.