Finalizohet Harta Zonale
2024/03/05 - 10:21
Është finalizuar një nga dokumentet më të rëndësishme dhe strategjike për komunën tonë, Harta Zonale.
Një dokument si ky, i miratuar nga Asambleja Komunale dhe i aprovuar nga ministria e linjës, është shumë domethënës për Gjakovën në shumë aspekte të planifikimit të projekteve të ardhshme.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, është shprehur mirënjohës për punën e mrekullueshme deri në përfundimin e këtij procesi, kolegëve të tij të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me kompaninë INS.