Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së mbajtur më datë 23.11.2023. Më pas, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i morrën nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe drejtorët komunalë.
Raporti mbi gjendjen ekonomiko-financiare dhe zbatimi i planeve investuese në komunën e Gjakovës për vitin 2023;
Rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të datës 23.11.2023;
Shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024;
Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026;
Raporti i Granteve për Biznese për vitin 2023;
Raporti i Punës i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Janar-Dhjetor 2023 dhe
Raporti vjetor i Ngrohtores së Qytetit për vitin 2022