Nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj ka mbajtur një takim me menaxherët e kontratave aktive për projektet që po realizohen në komunën e Gjakovës.
Fokus i këtij takimi ishte koordinimi më i mirë në mes të menaxherëve, komunës dhe operatorëve ekonomik me qëllim të realizimin sa më të shpejtë dhe më të mirë të projekteve në komunën tonë.
Me këtë qëllim tashmë në komunën e Gjakovës është formuar edhe Zyra për Menaxhimin e Projekteve, zyrë e cila padyshim që do të ndikojë pozitivisht në kryerjen më efikase të projekte e komunale.
Në këtë takim të parë ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili i ka njoftuar menaxherët se do të jetë nënkryetari Fetahaj i cili tash e tutje do të angazhohet drejtpërsëdrejti me koordinimin e aktiviteteve sa i përket kësaj teme.