Arben Bakalli
Arben Bakalli ka lindur me 26 janar 1972 në Gjakovë
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.
Është i diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti AAB
Për disa vjet me rradhë ka qenë menaxher i disa kompanive private
Në periudhën 2015 – 2017 ka punuar në KRU “Radoniqi”
Prej muajit dhjetor 2017 drejtor i drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Arben Bakalli është i martuar dhe ka 2 fëmijë
Jeton dhe vepron në Gjakovë
PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) planifikimin e zhvillimit hapësinor dhe urbanistik të Komunës,
a) sigurimin e zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të aplikueshme nga fushëveprimi i planifikimit urban,
b) organizimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve në lëmin e planifikimit urban dhe rural, hartimin e detyrave projektuese dhe menaxhimin e procesit të hartimit të planeve urbanistike dhe projekteve tjera ekzekutive sipas nevojave të Komunës,
c) përgatitjen dhe hartimin e akteve administrative komunale, lidhur me planifikimin urban dhe rural,
d) bashkëpunimin me institucionet e Komunës, me rastin e përgatitjes dhe hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban, Planeve Rregulluese dhe Planeve tjera,
e) caktimin e kushteve për rregullimin e hapësirës,
f) bashkëpunimin me Kuvendin, Komitetin e Planifikimit Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe organet tjera të Komunës, kur ato trajtojnë çështje nga lëmi i Planifikimit Urban dhe Rural,
g) inicimin e procedurave për rregullimin e tokës ndërtimore dhe programeve nga kjo lëmi, respektivisht eksproprijimin e de eksproprijimin dhe përgatitjen e tokës me infrastrukturë komunale,
h) këshillimin e palëve për procedurën dhe mënyrën e realizimit të të drejtave nga lëmi i urbanizmit,
i) përpunimin e kërkesave për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcaktimin e kushteve urbanistike për zbatimin e PZHK, PZHU, Planeve Rregulluese dhe Planeve tjera të miratuara në Kuvend,
j) të jep shënime mbi madhësinë dhe destinimin e ngastrës së caktuar ndërtimore, ose kompleksit të tokës dhe karakteristikat e parashtruara të ndërtimit – jep pëlqime urbanistike dhe leje urbanistike,
k) lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe përdorimit,
l) të jep pëlqimin e rregullimit të infrastrukturës komunale,
ll) hartimin e planit për vendosjen dhe ndërtimin, si dhe caktimin e kushteve për objektet me karakter të përkohshëm në përputhje me ligjin dhe vendimet e aplikueshme dhe mbanë evidencën e tyre – objektet montuese de montuese, panot reklamuese dhe bilbordat,
m) që të bëj përgatitjen dhe hartimin e projekt-rregulloreve, projekt-vendimeve, propozimeve të këshillave profesionale, për miratim në Kuvend,
n) bashkëpunimin me organet tjera të Administratës Komunale, lidhur me lëndët dhe kontestet gjyqësore,
o) që të ndihmoj në përgatitjen e lëndëve për Gjykatë dhe subjekte tjera kompetente në zbatimin e ligjit dhe dispozita tjera nga lëmi i urbanizmit dhe rindërtimit,
p) që të bëj protokollimin, evidentimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen drejtorisë, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit teknik dhe investitor-teknik,
r) lidhjen e kontratave mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore dhe hapësirave të lira publike komunale, gjithmonë në harmoni me planifikimin, ligjin dhe rregulloret komunale,
t) shqyrtimin dhe kryerjen e procedurave administrative për kthimin, respektivisht de eksproprijimin e tokës pronarëve të mëparshëm, gjithmonë sipas ligjit,
u) zbatimin e procedurës për eksproprijimin e patundshmërive
v) marrjen nga pronësia të tokës ndërtimore me qëllim të përgatitjes së tokës për qëllimin e paraparë sipas planit detal urbanistik,
w) që në bashkërenditje me shkollat dhe shoqërinë civile të ofroj informata publike dhe publicitet për çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin,
x) që të ndihmoj në përgatitjen e rregullores lokale për kontroll të mbeturinave dhe hedhurinave, brenda territorit të Komunës,
y) që të siguroj mbështetje në zhvillimin e projekteve në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit,
z) kujdesin për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, ngritja e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbrojtja e atyre ekzistuese, vetëdijesimi i popullatës,
aa) nxitjen e investimit në lëmin e mjedisit.
bb) parandalimin dhe uljen e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve tjera të çfarëdo lloji
cc) ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike sipas bazës natyrore dhe shmangien e mbi shfrytëzimit – keqpërdorimit të tyre,
dd) riaftësimin ekologjik të zonave të dëmtuara nga veprimtaria antropike ose fenomenet natyrore shkatërruese,
ee) ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës,
ff) bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
gg) evidenton dhe administron me objektet e banimit në pronësi të Komunës,
hh) përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi