Republika e Kosoves

Gjakovë

Përgjegjësitë

Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim funksionon në bazë të rregullores Nr. 02/2010, dhe si qëllim të saj ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, krijimin e mundësive që të kenë qasje të barabarte të të gjitha komuniteteve në shërbime publike si dhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm të refugjatëve, personave të zhvendosur nga vendet e rajonit dhe brenda vendit si dhe personave të riatdhesuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Zyra bashkërendon dhe ofron këshilla për organet përkatëse të degës ekzekutive dhe përfaqësuese të komunës, dhe ka përgjegjësi të:
Promovojë dhe mbrojë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
Promovojë dhe mbrojë qasje të barabartë të të gjitha komuniteteve në shërbimet publike;
Bashkërendojë procesin e kthimit dhe të promovojë krijimin e kushteve për kthim dhe riintegrim të personave të zhvendosur dhe të riatdhesuar në komunë;
Përgatit plan veprimet përkatëse në pajtueshmëri me Qeverinë dhe prioritetet komunale, për t’i ndihmuar Komunës në përmbushjen e obligimeve të veta në lidhje me procesin e kthimit dhe të riintegrimit;
Identifikojë nevojat parësore të komuniteteve jo-shumicë, zhvillojë, sigurojë dhe monitorojë zbatimin e projekteve që avancojnë të drejtat e komuniteteve, qasjen e komuniteteve në shërbimet publike, si dhe krijimin e kushteve për kthim dhe reintegrim të qëndrueshëm.
Bashkërendojë të gjitha aktivitetet me institucionet komunale dhe me qeverinë qendrore, përfshirë por duke mos u kufizuar, Zyrën e Kryeministrit (ZKM), Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal (MAPL), Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Ministrinëpër Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS).
Mbikëqyrë dhe u dorëzon raporte tërregullta kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal dhe institucioneve të qeverisë qendrore për progresin e arritur në fushën e të drejtave të komuniteteve, qasjes së tyre të barabartë në shërbimet komunale, kthim, riatdhesim dhe riintegrim.
Në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Zyra mirëmban për qëllime statistikore dhe të politikave, të dhëna elektronike (një bazë të të dhënave) për kategoritë e personave nën kujdesin e saj, përfshirë personat e që u takojnë komuniteteve joshumicë, refugjatët, personat e zhvendosur, të kthyerit vullnetarë dhe jovullnetarë. Këto baza të tëdhënave duhet të jetë në përputhje mebazën e të dhënave të MKK-së, MPMS-së dhe MPB-së. Zyra po ashtu mbledh të dhëna në lidhje me personat që kthehen nga vendet e treta në mënyrë vullnetare ose jovullnetare.