Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/09/12 - 12:31

Nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjakovës, znj. Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) .
Si zakonisht, në fillim të mbledhjes u shqyrtua procesverbali i mbledhjes paraprake.
Më pas, Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Durim Halilaj para të pranishmeve prezantoi Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2025 .
Pas shqyrtimit të kësaj pike nga anëtarët e KPF, ajo u miratua për kalim në diskutim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.