Subvencionohen 85 fermerë me pajisje bujqësore
2024/10/04 - 8:42
Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e 105 pajisjeve bujqësore.
Nga ky subvencionim me vlerë totale prej 117, 800 eurosh, përfituan 85 fermerë të Komunës së Gjakovës.
Kryetari i Komunës Ardian Gjini tha se “Komuna e Gjakovës në vazhdimësi bën përpjekje për të rritur vlerën e subvencionimit në bujqësi, sepse ky lloj subvencionimi shpërblehet me një varg benefitesh siç janë: rritja e prodhimit, rregullimi i çmimeve, ulja e importit, të cilat pashmangshëm ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë tonë në përgjithësi”.