Republika e Kosoves

Gjakovë

Ansambli muzikor “Orkestra simfonike” plasoi CD-në e parë të regjistruar

2021/03/30 - 2:47

Ansambli muzikor “Orkestra simfonike” plasoi CD-në e parë të regjistruar.
Pëllumb Vula, udhëheqës i këtij ansambli tha që kjo CD vjen si dhuratë për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, në pamundësi për të realizuar koncerte për shkak të pandemisë.
Ndërkaq kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha që është bërë një punë e jashtëzakonshme tash e disa vjet. “Komuna e Gjakovës ka fituar një kopertinë me të cilën do të mburremi. Unë gjithmonë e kam pritur me padurim koncertin e fundvitit të këtij Ansambli që gjithmonë na ka dhuruar momente të bukura”, përfundoi Gjini.
Muzikë Dhome përmban muzikë të shekujve të ndryshëm, e cila kryesisht është muzikë absolute e bazuar në vepra.
CD përmban dymbëdhjetë orkestrime muzikore dhe realizimi i saj është mbështetur nga Komuna e Gjakovës, DKRS si dhe regjistrimi i saj nga Art Sound Studio e udhëhequr nga Artan Bakija.