Republika e Kosoves

Gjakovë

Dëgjimet Buxhetore mbahen në fshatrat e Rekës së Keqe

2021/08/31 - 11:18

Takimet për dëgjimet buxhetore për buxhetin e komunës së Gjakovës për vitin 2022 kane vazhduar ne rajonin e Rekës së Keqe dhe në Lugun e Carragojës, përkatësisht në fshatrat Molliq dhe Sheremetaj.
Para banorëve të këtij rajoni kanë folur Durim Halilaj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa si dhe Haxhi Sejdija, drejtor i drejtorisë pë Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Fillimsht banorët janë njoftuar për buxhetin e pëgjithshëm dhe ndarjen e tij në kode buxhetore e më pastaj edhe është diskutuar për projekte të ndryshme të cilat janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2022.
Nga ana tjetër banorët e këtij rajoni kanë shfaqur kërkesat dhe propozimet e tyre, e të cilat kryesisht kishin të bënin me përfundimin e tërësishëm të pjesës së mbetur të infrastrukturës rrugore, pastaj investimet në penda dhe kanale te ujitjes, ndriçim publik e të tjera.