Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet klasa pregaditore në fshatin Damjan

2023/01/23 - 3:23

Është inauguruar sot klasa pregaditore për nxënësit e moshës 3 deri në 5 vjeçare në shkollën “Pjetër Bogdani” në Damjan, që përfshin regjionin e Hasit.
Ky projekt që është mbështetur nga “Save the Children” është i katërti me rradhë që po realizohet në komunën e Gjakovës, pas 3 projekteve të ngjashme që janë realizuar më herët në tre regjionet tjera të komunës sonë.
Në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini dhe drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova – Baçi.
Kryetari Gjini është shprehur i kënaqur që një projekt i till po realizohet edhe në Has. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur edhe për numrin e madh të nxënësve që tash e tutje do të jenë pjesë e kësaj klase e cila do t’i pregatisë më tej ata për të vijuar klasën e parë dhe shkollimin e më tejmë.