Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryesuesja Arbënesha Kuqi merr pjesë në takimin rajonal të OSBE-së

2023/05/26 - 9:06

Kryesuesja e kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi, e ka përfaqësuar kuvendin me shembujt më të mirë të punës në takimin rajonal të organizuar nga OSBE me temën “Proceset gjithëpërfshirëse legjislative dhe përfaqësuese”.
Në panel, krahas deputeteve Eliza Hoxha dhe Arieta Fejza, kryesuesja Kuqi prezantoj punën dhe zbatimin e aktiviteteve, përfshire ketu perpilimin e strategjisë dhe planin e veprimit lokal në sferen e barazisë gjinore,gjë që ishte edhe si inkurajim per kryesuesit dhe gratë asambeiste të pesë kuvendeve te komunave të rajonit të dukagjinit, pjesmarrëse në këtë aktivitet, për zbatimin e të njejtave aktivitete.