Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takohet me përfaqësues të Lëvizjes “Opre Roma Kosovo”

2023/03/16 - 2:26

Kryetari i Komunës Ardian Gjini me bashkpunëtorë kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Lëvizjes “Opre Roma Kosovo”.
Diskutimi kryesor gjatë këtij takimi ishte rreth aktiviteve për regjistrim të popullsisë 2023 që do të bëhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kryetari Gjini i ka informuar ata që në muajin janar të këtij viti është takuar me këtë agjenci për të treguar gatishmërinë për implementimin e aktiviteteve në linjë me përgjegjësitë ligjore që ka Komuna e Gjakovës, mbi funksionimin e komisioneve komunale të regjistrimit.
Përfaqësues të kësaj shoqate informuan kryetarin Gjini se do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme në mënyrë që në këtë proces të rëndësishëm të ketë gjithëpërfshirje të komunitetit rom për çka kanë kërkuar edhe mbështetjen e komunës. Lidhur me këtë, kryetari Gjini tha se Komuna është e gatshme për bashkëpunim.