Lansohet “Programi për Angazhimin e Qytetarëve” nga KCSF dhe USAID në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës
2022/05/23 - 2:00
Sot, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” është lansuar “Programi për Angazhimin e Qytetarëve” nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID, si dhe i mbështetur nga Komuna e Gjakovës.
Në këtë organizim, i cili ka për qëllim të rrisë angazhimin qytetarë përmes dialogut, i pranishëm ishte edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Mes tjerash, Kryetari Gjini tha se duhet të rritet edhe më shumë aktiviteti dhe bashkëpunimi me shoqëritë civile: “Qytetarët kanë të drejtë dhe mundësi të flasin për nevojat dhe kërkesat e tyre, e investimet do të behën duke iu përshtatur nevojave të tyre”.
Ndërkaq, Drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi, u shpreh e lumtur për gatishmërinë e qytetarëve, që me pjesëmarrjen e tyre po dëshmojnë se kanë vullnet të angazhohen dhe të kontribuojnë.
Të pranishmit patën mundësi të behën pjesë e grupeve të dialogut, për të diskutuar dhe dhëne kontributin e tyre në gjetjen e mundësive për rritjen e fuqisë qytetare në shoqëri!