Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës

2024/01/12 - 1:08

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së mbajtur më datë 23.11.2023. Më pas, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i morrën nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe drejtorët komunalë.
Pikat tjera të cilat u diskutuan gjatë kësaj mbledhjeje janë:
🔹Raporti mbi gjendjen ekonomiko-financiare dhe zbatimi i planeve investuese në komunën e Gjakovës për vitin 2023;
🔹Rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të datës 23.11.2023;
🔹Shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024;
Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026;
🔹Raporti i Granteve për Biznese për vitin 2023;
🔹Raporti i Punës i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Janar-Dhjetor 2023 dhe
🔹Raporti vjetor i Ngrohtores së Qytetit për vitin 2022
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga shumica e asambleistëve.