Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës
2022/05/26 - 11:45
Kuvendi i Gjakovës ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt, ku u diskutuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, të radhitura si më poshtë:
Shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me dt. 29.04.2022.
–Pyetje për ekzekutivin nga anëtarët e kuvendit
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për miratimin e Nismës për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar me Bashkinë e Shkodrës, Republika e Shqipërisë. Propozim i cili u votua unanimisht.
–Shqyrtimi i Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale Tregu në Orize.
-Shqyrtimi i Propozim Vendimit për themelimin e Komisionit Vlerësues për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës Komunale Tregu në Orize. Ku me shumicë votash u vendos që ky komision të jetë i përbërë nga: Shkumbin Kastrati dhe Flamur Fetahaj nga ekzekutivi, Shqipe Fejza nga opozita, Krenare Bushaj nga pozita si dhe Idriz Daci përfaqësues nga shoqëria civile.
–Themelimi i komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokal në Komunën e Gjakovës. Për këtë komision u përzgjodhën anëtarët: Durim Halilaj (ekzekutivi) , Ermira Mehmeti (AAK), Mimoza Shala (VV), Bashkim Gashi (PDK), Ardian Nushi (PSHDK) , Berlanda Ballata (shoqëria civile).
–Informatë mbi Qarkoren e parë të Ministrisë së Financave. Informatat i shpalosi Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj.
-Shqyrtimi i Informatës mbi përgatitjen ndaj Emergjencave në Komunën e Gjakovës. Informatat u prezantuan nga Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Haxhi Sejdiu