Republika e Kosoves

Gjakovë

Komiteti për Komunitete mbanë mbledhjen e tretë për vitin 2022

2022/04/22 - 12:59

Sot është mbajtur mbledhja e tretë e Komiteti për Komunitete të Kuvendit të Komunës, gjatë të cilës u miratuan të gjitha pikat e rendit të parapara për këtë mbledhje.
Si fillim u miratua procesverbali i mbledhjes së fundit të KK-së.
Lidhur ne pikën e dytë të rendit të ditës, ku kërkohej informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, rreth realizimit të projekteve në lagjet ku jetojnë komunitetet jo shumicë, Drejtori i DShP-së, Shkumbin Kastrati, specifikoj disa prej projekteve tashmë të inicuara: Rehabilitimi i parkut transfer dhe krijimi i parkut gjelbërues, ndërtimi i qendrës së ndarjes së mbeturinave, ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Lekë Dukagjini”, e projekte tjera. Ndërkaq pranoj edhe kërkesat e shqetësimet e të pranishmeve, për probleme infrastrukturore në lokacionet të ndryshme të qytetit.
Sa i përket pikës së tretë, informatat u prezantuan nga udhëheqësja në Drejtorinë e Shëndetësisë Dafina Kazazi Olloni, lidhur me përfshirjen e komuniteteve pakicë në subvencione shëndetësore, vizita mjekësore dhe vaksinime.
Më pas, u prezantua Raporti i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim nga Udhëheqësi, Armend Behluli.
Në pikën përmbyllëse, u diskutua lidhur me planifikimin e vizitave në lagjet e komuniteteve jo shumicë në Komunë e Gjakovës.