Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takim për orientimin e të rinjve në karrierë

2024/01/12 - 12:59

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me partnerët lokal në fushën e punësimit dhe në përkrahje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova, kanë mbajtur takim me temë “Orientimi i të rinjëve në karrierë në Komunën e Gjakovës”.
Ky takim kishte për qëllim të identifikoj çështjet e punësimit në nivel lokal dhe të zhvilloj masa aktive të tregut të punës, për të adresuar çështjet e përgaditjes së fuqisë punëtore.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Zyrës së punësimit në Gjakovë, Qendrës për Aftësim Profesional, Rinisë Aktive të Gjakovës, Drejtorisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë, ndërmarrës biznesesh etj.
Këta akterë lokal paten rastin të shpalosin aktivitetet e tyre për promovim të punësimit, po ashtu të identifikohen nevojat dhe kërkesat specifike të të rinjve të Gjakovës.