Republika e Kosoves

Gjakovë

NDI organizon konferencën “DigitALL: Teknologjia për qytetari aktive dhe qeverisje lokale transparente”

2023/05/26 - 9:02

Në kuadër të aktivitetit “Java e Gruas”, që organizohet nga Instituti Demokratik Kombëtar NDI, në Gjakovë është mbajtur Konferenca “DigitALL: Teknologjia për qytetari aktive dhe qeverisje lokale transparente”.
Ky aktivitet është hapur nga drejtoresha e NDI për Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg dhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, të cilët vlerësuan se aktivitete të tilla janë të mirëseardhura për forcimin e demokracisë në Kosovë.
Gjatë Konferencës u diskutua për tema të ndryshme, ndër to edhe Barabarësia në qeverisje: Barazia vs Barabarësia me fascilitimin e Visar Ymerit, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari” si dhe paneli diskutues mbi teknologjinë në qeverisje lokale, ku referuan drejtoresha e drejtorisë për Arsim Eranda Kumnova – Baçi dhe drejtori i drejtorisëë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.