Republika e Kosoves

Gjakovë

Renovohet Qendra Mësimore “Ali Ibra”

2024/01/12 - 1:01

Është finalizuar projekti për renovimin e tërësishëm të Qendrës Mësimore “Ali Ibra”, projekt ky i financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gjakovës – Drejtoria e Arsimit 🤝.
Në përurimin e këtij projekti, të pranishëm ishin Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova Baçi.
Ata u shprehën të lumtur që nga sot e tutje, fëmijët e kësaj lagjeje do të zhvillojnë aktivitetet e tyre edukative në këtë qendër në kushte më të mira.