Shkolla “Yll Morina” pajiset me kabinete të reja
2022/10/18 - 12:18
Nxënësit e shkollës “Yll Morina”, tashmë do ta kenë më të lehtë qasjen në orën mësimore për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.
Me financim nga buxheti komunal, në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh, kjo shkollë ka përfituar dy kabinete të reja, të pajisura me pajisjet më moderne, për lëndët kimi – biologji dhe fizikë. Ndërsa, ndihmë në sigurimin e mjeteve didaktike ka dhënë edhe MASHT-i.
Inaugurimin e këtyre dy kabineteve e ka bërë kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, drejtoresha e drejtorisë për Arsim Eranda Kumnova – Baçi si dhe menaxhmenti, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se komuna e Gjakovës në 4 vitet e kaluara ka qenë e fokusuar në përmirësimin e kushteve elementare nëpër shkolla, me theks të veçantë tek ngrohja dhe nyjat sanitare, ndërsa tash e tutje fokusi i investimeve do të jetë tek cilësia në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke siguruar sa më shumë kabinete dhe pajisje adekuate mësimore.