Republika e Kosoves

Gjakovë

Vazhdon fushata kundër dhunës në familje

2018/12/07 - 3:47

Mekanizmi Kunder Dhunes ne Familje, i perkrahur nga OSBE (Misioni ne Kosove) organizoj tryezën e rrumbullakët, si pjesë e aktiviteteve të organizuara në mbështetje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Baza Gjinore” dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësitë te Kufiziuara. Prezantimet u ofruan nga anëtarët e Mekanizmit dhe OSBE-së për rritjen e ndërgjegjësimit të personave me aftësi të kufizuara (PAK) mbi nevojën për të parandaluar dhe format e mbrojtjes nga dhuna në familje, dhunën me bazë gjinore (GBV) dhe menyrat se si mund të raportohen ato tek institucioneve perkatese ne parandalimin dhe mbrojtjen nga ky fenomen negativ. Aktiviteti mblodhi personat me aftesi te kufizuara nga OJQ HANDIKOS-Gjakova, sindromën Dawn, personat e shurdher, të verbër dhe pjesërisht të verbër. Ne kete aktivitet morren pjese më shumë se 40 persona, duke përfshirë anëtarët e Mekanizmit, Personat me Aftesi te Kufiziuara, anëtarët e kuvendit komunal, KVRL, përkthyesin e gjuhës së shenjave dhe anetare te organizatave te ndryshme te shoqeris civile.