Saranda Hyseni – Maloku
Saranda Hyseni – Maloku ka lindur me datë 25 gusht 1983 në Gjakovë
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje
Ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
Ka ndjekur shumë programe avancuese, vendore e ndërkombëtare
Në periudhën 2002-2005 ka qenë redaktore e revistës rinore “IDEA” në Gjakovë
Në periudhën 2005-2007, ka punuar në Televizionin “Syri Vision” në cilësinë e gazetares dhe moderatores
Prej vitit 2007 deri në vitin 2017 ka qenë Anëtare e Kuvendit Komunal të Gjakovës
Është anëtare e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë
Prej dhjetorit të vitit 2017, është emëruar në postin e drejtoreshës për për Kulturë, Rini e Sport në Gjakovë
Është e martuar dhe ka një djalë
PËRGJEGJËSITË
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është përgjegjëse për:
aa) Që brenda Ligjeve të aplikueshme që e rregullojnë lëmine e kulturës, t’i menaxhojë resurset lokale kulturore, duke përfshirë muzetë lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore,
bb) që për çdo vit të bëj publike shumën e buxhetit të disponueshëm për përgatitjen e aktiviteteve kulturore, duke përfshirë paratë e grandeve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar dhe vendosjen e rregullave për dorëzimin e aplikacioneve të grandeve dhe dhurimit të grandeve,
cc) të menaxhojë në kuadër të kompetencave ligjore me: Teatër, Bibliotekë, Arkiv, Stadiumin e Qytetit, Palestrën e Sporteve dhe Pallatin e Kulturës,
dd) te kujdeset edhe për formacione të tjera nga kultura, rinia e sporti, që nuk kanë hapësirë dhe kushte pune,
ee) të organizojë dhe shënojë data me rëndësi historike kur kjo gjë kërkohet,
ff) të rishikojë raportet kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës,
gg) të grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në kulturë,
hh) të bashkëpunojë ngushtë dhe të raportojë për punën e vet, Kuvendit, Kryetarit, dhe Komitetit për Arsim dhe Kulturë kurdo që kërkohet,
ii) të bashkëpunojë me Departamente të nivelit qendror nga lëmi i kulturës, rinisë dhe sportit,
jj) të mbajë regjistrin e grupeve, klubeve, ansambleve etj.
kk) që në çdo vit të bëjë publike buxhetin për të siguruar aktivitete kulturore, të rinisë dhe sporteve, duke përfshirë grande për persona relevantë si dhe do të përpilojë Rregullore për dorëzimin e aplikacioneve për grande dhe caktimin e grandeve,
ll) te grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në sport dhe çështjet rinore, mm) të bashkëpunojë me qytetet dhe shtetet tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ e organizata tjera,
nn) të respektojë, të përkrahë dhe të ndihmojë asociacione, klube, shoqata dhe të krijojë individë me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, fetar, kombëtar, etj.
oo) të joshë investitorët dhe të kërkojë fonde shtesë nga ata,
pp) të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të sportit,
qq) të rishqyrtojë raportet kontraktuese në lidhje me objektet e sportit,
rr) të krijojë kushte për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre,
ss) të organizojë anketa, seminare e trajnime të ndryshme dhe kyçje e të rinjve në
aktivitete rinore, evropiane e botërore,
tt) përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.