Aferdita Spahiu Shllaku
Aferdita Spahiu-Shllaku u lind me 23 maj 1975 ne Gjakovë
Shkollën fillore dhe të mesme drejtimi: gjimnazi matematikor natyror e kreu në vendlindje.
Diplomohet në UP Fakulteti i Mjekësisë dega Stomatologji në vitin 2002 në Prishtinë.
Nga viti 2004 ka punuar si Doktoreshë e Stomatologjisë në QKMF Gjakovë.
E martuar dhe nënë e një djali dhe një vajze.
PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) strategjinë e kujdesit parësor shëndetësor,
b) vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi parësore,
c) vendosjen e objektivave lokale për KPSH,
d) zhvillimin e buxhetit, bazuar në nevojat lokale, duke iu përmbajtur udhëzimeve të MSH;
e) propozimin e buxhetit dhe zbatimin (jetësimin) e buxhetit,
f) vendosjen dhe mbledhjen e bashkë pagesave brenda kornizës së caktuar nga MSH,
g) sigurimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore,
h) mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike në nivel komunal,
i) zbatimin e normave dhe standardeve të infrastrukturës, Burimeve Njerëzore të miratuara nga MSH,
j) mbledhjen dhe analizimin e informatave në nivel lokal,
k) shërbehet me informata për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, në përputhje me strategjinë e kujdesit primar shëndetësor,
l) shërbehet me të dhënat e nivelit qendror për të analizuar cilësinë e shërbimeve dhe përdorimin efektiv të burimeve,
m) përkujdeset për masat e mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me:
– sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës,
– sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit,
– aktivitetet e dezinfektimit, dezinsektimit, dhe deratizimit,
n) bashkërenditjen dhe mbikëqyrjen e punëve me QKMF, QMF dhe me Ambulanca,
h) zbatimin e Rregulloreve që lëshohen nga Departamenti i Shëndetësisë, MSH dhe MPMS,
i) ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese me organizata qeveritare dhe joqeveritare dhe hartimin e marrëveshjeve me to,
j) raportimin mbi ofrimin e shërbimeve dhe të arriturat komunale në lëmin e shëndetësisë;
k) Komuna ka të drejtë për të pasur, zhvilluar dhe për të përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda komunës,
l) Komuna mund të vendosë për nivelin e qirasë dhe për nivelin e lirimit nga pagesa e qirasë,
m) Kuvendi ka të drejtë që të vendosë për lirimet për shërbimet e kryera ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me Ligjin e aplikueshëm,
n) bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale të Komunës së Gjakovës për përkujdesjen e rasteve sociale të popullatës së kësaj komune.
o) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.