Ka lindur në Gjakovë, ku dhe ka kryer shkollën e mesme të mjekësisë “Hajdar Dushi”.
Ka përfunduar Shkollën e lartë Pedagogjike në Gjakovë, studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik dhe studimet e nivelit Master në drejtimin Menaxhment Marketing në Prishtinë.
Gjithashtu ka diplomuar ne Akademinë e Grave për Lidership në NDI
Ka 15 vite përvojë menaxheriale.
Znj. Kuqi, mban pozitën e Kryetares së gruas në Partine Demokratike të Kosovës, dega Gjakovë, po ashtu është nënkryetare e gruas së Partisë Demokratike të Kosovës në nivel qendror. Është anëtare e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Është aktiviste e zëshme për të drejtat e grave në Kosovë.
Veprimtaria e saj jetësore dhe përvoja e punës 30 vjeçare, ka qenë kryesisht angazhimi për gratë dhe me gratë.
Znj. Kuqi është e martuar, nënë e dy fëmijëve
Jeton në Gjakovë.
PËRGJEGJËSITË
1. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe Kryetari i komunës caktojnë rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
2. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës i thërret dhe kryeson mbledhjet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa.
3. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës njofton Komisionin Qendror Zgjedhor për vendin e lirë të ndonjë anëtari të Kuvendit të Komunës që pushon të jetë anëtar, ashtu siç parashihet në nenin 37 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
4. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës nënshkruan të gjitha aktet e miratuara nga Kuvendi i Komunës.
5. Kryesuesi i Kuvendi të Komunës pas nënshkrimit të akteve të miratuara në Kuvendin e Komunës një kopje të aktit të nënshkruar ia dorëzon kryetarit të komunës.
6. Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për ushtrimin e këtyre kompetencave i nevojiten resurse njerëzore dhe material të cilat sigurohen nga ekzekutivi i komunës