Ramadan Hoti
Ramadan Hoti ka lindur më 1 shtator 1969 në Rogovë të Hasit, në një familje të dëshmuar në aspektin kombëtar e patriotik.
Shkollën Fillore e kryer në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në drejtimin Teknik i Makinerisë e përfundoi në Prizren.
Është diplomuar në drejtimin Emergjencë dhe Siguri në Universitetin e Prishtinës.
Ramadan Hoti është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllai i dëshmorit të kombit Haxhi Hoti.
Pas përfundimit të luftës, Ramadan Hoti është marrë aktivisht me politike, duke pasur edhe disa poste publike e politike, në mesin e të cilave edhe anëtarë i Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Aktualisht, Ramadan Hoti e ushtron mandatin e dytë si nënkryetar i komunës së Gjakovës, ndërsa është edhe kryetar i degës së PDK-së në Has.
Ramadan Hoti është i martuar me Hanifen dhe ka 4 fëmijë, Halilin, Valdrinin, Ermirën dhe Ermirin.
Bashkë me familjen jeton në Rogovë të Hasit.