Përgjegjësitë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Ligjore
- Zyra ligjore ofron ndihmë juridike dhe bashkëpunon me Kryetarin e Komunës, Kuvendin e Komunës, Bordin e Drejtorëve, dhe organet e administratës publike komunale, lidhur me përgjegjësitë për qeverisje me Komunën.
- Bën hartimi i projekteve të Statutit dhe rregulloreve të ndryshme komunale
- Zyra Ligjore angazhohet dhe merr pjesë në të gjitha proceset dhe diskutimet publike, deri në miratimin e akteve në kompetencë të Kuvendit të Komunës.
- Ofron ndihmë të veçantë juridike për të gjithë drejtorët e drejtorive të administratës komunale.
- Harton vendime, urdhëresa dhe akte të tjera administrative, të cilat miratohen nga Kryetari i Komunës.
- Përgatitë propozim-vendimet e Kryetarit të Komunës, për miratim në Kuvendin e Komunës
- Përpilon kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera protokollare, për kabinetin e Kryetarit të Komunës.
- Ofron konsulencë juridike për Kryetarin, Kryesuesin dhe drejtorët e organeve të administratës publike të Komunës së Gjakovë.
- Përgatitë ftesat dhe dokumentet përcjellëse, për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve.
- E ndihmon në aspektin profesional Bordin e Drejtorëve dhe mbanë procesverbalin e mbledhjeve.
- Harton dokumentin e procesverbalit dhe i punon aktet administrative, përkatësisht i nxjerr nga procesverbali ekstraktet e përfundimeve (konkluzioneve), të miratuara nga Bordi i Drejtorëve.
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së Kryetarit të Komunës.
- Zyrtarët e zyrës ligjore i përgjigjen për punë drejtpërdrejtë Kryetarit të Komunës.