Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori i Drejtorisë së Administratës

Drejtor i Drejtorisë së Administratës

Gëzim Stavileci

 

 

Datëlindja: 11.01.1992 

Tel: 049225970               

E-mail: gezim.stavileci@rks-gov.net

Shkollimi: Master në Politikën Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Filozofik, Departamenti; Shkenca Politike

 

CV Forma: CV- Gëzim Stavileci

 

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, në mbështetje të dispozitave ligjore, nënligjore, statutare dhe të rregulloreve komunale, ushtron autorizimet dhe përgjegjësitë si në vijim:

  1. Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e administratës komunale;
  2. Planifikimin e buxhetit të drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin optimal të tij;
  3. Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, furnizimi me derivate etj;
  4. Sigurimi i lektorimit dhe përkthimit të materialeve të organeve të Komunës në gjuhët zyrtare;
  5. Regjistrimi dhe mbajtja e evidencës së materialit zyrtar, që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e Komunës;
  6. Ofrimi i komunikimit korrekt me qytetarë, vënia në dispozicion të qytetarëve të kërkesave, t’i këshillojë dhe jep ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave, regjistrimi i të gjitha kërkesave të palëve, raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj, arkivimi i lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e saj;
  7. Kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
  8. Mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative etj;
  9. Shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve;
  10. Regjistrimin e  të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve;
  11. Lëshimin e certifikatave që dëshmojnë gjendjen civile të qytetarit, duke përfshirë edhe certifikatën e vendbanimit, si dhe ndërrimin e emrit personal;
  12. Vërtetimin e origjinalitetit të dokumenteve të ndryshme;
  13. Shërbimet që kanë të bëjnë me organizimin e qytetarëve nëpër lagje, fshatra, zyre të vendit, si dhe në bashkësi lokale;
  14. Është përgjegjëse për vlerësimin dhe sigurimin e përputhshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Komunës, me standardet e larta për të drejtat e njeriut, duke ofruar këshilla dhe rekomandime organeve të Komunës dhe qytetarëve lidhur me të drejtat e njeriut;
  15. Sigurimin e barazisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj.