Sektori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është përgjegjëse për këto detyra:
- Zbaton normat, standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
- Në kuadër të sistemit të QKMF veprojnë QMF dhe AMF- të cilat kryejnë shërbime të kujdesit parësor shëndetësor;
- Ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik, parandalimi, mjekimi, shërimi dhe rehabilitimi që kanë të bëjnë me sëmundje, çrregullime dhe me lëndime;
- Edukimin shëndetësor, imunizimi dhe vaksinimi:
- Përcaktimi i diagnozës fillestare dhe kujdesi elementar shëndetësor përfshire edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike;
- Promovimi i shëndetit oral dhe kujdesi themelor stomatologjik;
- Zbulimi i hershem i sëmundjeve ngjitëse:
- Kryerja e shërbimeve specialistike dhe diagnostike, analizave laboratorike dhe rëntgenologjike në kujdesin parësor shëndetësor:
- Koncepti i mjekësisë familjare konsiston qe banoreve të Komunës tu ofrojë kujdes
- shëndetësor gjithëpërfshirës, të bazuar në të dhënat shkencore përmes caktimit të mjekut Familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për pacientet në sistemin shëndetësor:
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare udhëhiqet nga Drejtori i QKMF-së;
- Drejtori i QKMF-së zgjidhet dhe shkarkohet në pajtim me dispozitat ligjore;
- Për kryerjen e punëve drejtori i QKMF-se i raporton drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi;