Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori Balaj viziton të rinjtë që po qëndrojnë në kampin e Murgullës

2022/10/02 - 8:59

Në mbështetje financiare dhe organizim të DKRS dhe Kuvendit të të Rinjve dega Podujevë, në shtëpinë e bjeshktarëve në Murgullë, po mbahet kampi me të rinj nga mosha 16-24, në të cilin gjatë tri ditëve të qëndrimit, zhvillohen trajnime dhe aktivitete që synojnë afrimin dhe rrjetëzimin e të rinjve të komunës sonë.

Dje gjatë ditës këta të rinj i ka vizituar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, i cili tha se vitin tjetër synojmë të shtojmë aktivitete të tilla e pjesëmarrja e të rinjve të jetë vazhdimisht më e madhe.

Krahas kësaj Ky kamp përmban edhe aktivitete rekreative, pasi që shtëpia lidhet me shtiget e ecjes të cilat çojnë drejt naltësirave të Bellosicës dhe Musincës.

02.10.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim