Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtoria e Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës

2022/05/18 - 4:56

Drejtori i Drejtorisë se Arsimit, Avni Fetahu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës për realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit “Atletet e Rinj”, “Luajmë të Unifikuar” si dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe pjesëmarrje gjatë aktiviteteve të caktuara mes fëmijëve, të rinjve me nevoja të veçanta intelektuale dhe fëmijët.

Olimpiada Speciale e Kosovës (SOK) u zotua për mbështetjen e realizimit të lojërave të caktuara të përbashkëta në kuadër të programeve, aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme sportive, mbështetë shpenzimet e ndryshme të cilat dalin gjatë implementimit të aktiviteteve sportive si dhe promovon aktivitete te cilat realizohen në kuadër te programit “Atletet e Rinj”, “Luajmë të Unifikuar” si dhe programe të tjera të cilat kanë të bëjnë me sportin dhe shëndetin.

Ndërsa komuna e Podujevës u zotua për sigurimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë me SOK, në fushën e aktiviteteve sportive, trajnimeve të ndryshme sportive si dhe realizimin, sigurimin e hapësirave të ndryshme për realizimin e aktiviteve si dhe pjesëmarrjen e fëmijëve, qofshin me nevoja të veçanta apo jo.