Republika e Kosoves

Podujevë

Fillon aplikimi i Rregullores së re për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale

2018/03/27 - 9:44

Njoftojmë qytetarët dhe të gjitha bizneset që operojnë në Komunën e Podujevës se duke filluar nga data 02 prill 2018 (e hënë) fillon zbatimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, e miratuar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, më 28 shkurt 2018.
Krahasuar me rregulloren e deritashme, kjo rregullore krijon lehtësime për të gjitha kategoritë taksapaguese dhe atyre që duan të fillojnë veprimtari biznesore në Komunën e Podujevës.
Për tu informuar më detajisht shfletoni rregulloren bashkangjitur në linkun më poshtë:

Shkarko Rregulloren