Republika e Kosoves

Podujevë

Kryesuesi Hoxha priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it në Podujevë

2023/03/08 - 12:23

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Hilmi Hoxha sot gjatë ditës ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it nga LMT në Podujevë, të cilët i ka informuar rreth vendimeve të fundit të kuvendit komunal, si dhe i ka njoftuar për planin e punës së kuvendit për vitin 2023.

Kryesuesi Hoxha në emër të kuvendit komunal në Podujevë shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mirë me përfaqësuesit e KFOR-it në Podujevë, të cilët në vazhdimësi kanë shprehur interesim duke përcjellur punën e kuvendit dhe mbarëvajtjen e seancave.

Pas kësaj është diskutuar edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës, duke e vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjelltë, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët.