Republika e Kosoves

Podujevë

Nga 27 maji, mbyllet përkohësisht për qarkullim një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

2019/05/24 - 10:53

Për shkak të zhvillimit të punimeve në ndërtimin dhe zgjerimin e Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga data 27.05.2019 (e hënë) do të mbyllet për qarkullim pjesa e kësaj rruge, që fillon nga udhëkryqi i rrugës magjistrale te Hotel “Besiana” deri te udhëkryqi i rrugëve “Besnik Restelica dhe “Vëllezërit Frashëri” (te marketi “Interex”).
Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të fazave të reja të ndërtimit në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një segment i kësaj rruge nga e hëna (27.05.2019) do të mbyllet qarkullim të automjeteve deri në përfundimin e punimeve.
Gjatë kësaj faze të realizimit të këtij projekti në këtë segment rrugor do të bëhet largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit, gërmimet deri në thellësinë e projektuar, gërmimi i kanaleve tërthore për instalimet e ndryshme, kyçjet tërthore individuale dhe të pusetave të ujëmbledhësve, ndërtimi i trotuarit dhe vendosja e shtresës së asfaltit.