Republika e Kosoves

Podujevë

Në Lupç të Poshtëm do të ndërtohet penda akumuluese për ujitje

2020/05/18 - 7:29

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe drejtori Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi vizituan Lupç i Poshtëm, ku takuan disa banorë me të cilët biseduam për lokacionin ku do të realizohet projekti për ndërtimin e pendës në rrjedhën e Lumit Kaçandolli.

Me ndërtimin e kësaj pende për akumulimin e ujit gjatë sezonës së verës do të krijohet mundësia e ujitjes së mbi 70 hektarëve tokë, të mbjella kryesisht me perime, por edhe arave me drithra dhe pemishteve.