Republika e Kosoves

Podujevë

NJOFTIM

2022/08/08 - 3:58

Shoqata e Shkrimtarëve e Llapit (ShShLl) në kuadër të Festivalit të Poezisë «Valët e Llapit» organizon:

Ditët e Diasporës 2022

Shoqata e Shkrimtarëve e Llapit në Podujevë (ShShLl), ka kënaqësinë të ju njoftojë që nën përkujdesjen e Komunës së Podujevës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”, pas 10 vitesh, organizon: Ditët e Diasporës 2022.

E gjitha për t’i mbështetur autorët shqiptarë, duke e ndihur veprimtarinë e tyre, me synim të promovimit të vlerave të mirëfillta estetike.
08.08.2022, Podujevë