Republika e Kosoves

Podujevë

NJOFTIM

2022/09/23 - 11:27

Duke u mbështetur në faktin që shumica e Komunave në Republikën e Kosovës janë në grevë, qytetarët e Komunave të tjera kanë gjetur si adresë Komunën e Podujevës për të pranuar shërbime të gjendjes civile.
Andaj, me qëllim të sqarimit për qytetarët e Komunave të tjera se cilat shërbime mund të merren në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Administratës ka përgatitur një listë në të cilët theksohen në mënyrë takstative këto shërbime.
Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile:
• Certifikata e Lindjes;
• Ekstrakti i Lindjes;
• Certifikata e Kurorëzimit;
• Certifikata e Statusit Martesor;
• Certifikata e Shtetësisë;
• Certifikata e Bashkësisë Familjare;
• Certifikata e Vendbanimit;
• Vërtetimi nga Arkivi;
• Certifikata e Vdekjes
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
23.09.2022, Podujevë