Republika e Kosoves

Podujevë

Për shkronjat që u bënë libra – Dhuro per bibliotekën e Manastirit!

2023/01/26 - 1:34

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i bashkohet kampanjes për dhurimin e titujve të librave për Bibliotekën e Manastirit, me 170 tituj nga fondi i Bibliotekës së Qytetit të Podujevës.

Krahas kësaj, në hapësirat e bibliotekës në Podujevë sot fillon grumbullimi i titujve për qytetarët që duan të dhurojnë libra për këtë iniciativë dhe mbaron ditën e mërkure, me datën 01.02.2023.

Shkronjat qe na i dha Manastiri, sot po i kthejmë në libra.