Republika e Kosoves

Podujevë

Shpërndahen pajisje bujqësore për fermerët llapjanë

2020/10/21 - 1:44

Në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë”, i financuar nga organizata gjermane “Help” dhe Komuna e Podujevës, janë përkrahur me pajisje pune në veprimtari të ndryshme 37 përfitues. 
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Bunjamin Hoti dhe drejtorin e Bujqësisë, Vezir Januzi, morën pjesë në shpërndarjen e pajisjeve bujqësore te disa fermerë, përfitues të këtij projekti.
Nënkryetari Rudari, me këtë rast tha që do të vazhdon mbështetja për fermerët llapjanë përmes granteve të ndryshme dhe subvencioneve, duke ndikuar kështu në lehtësimin në punën e tyre, rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore.
Të gjithë përfituesve nga sektori i bujqësisë nga organizata “Help” për Kosovën iu dhurua nga një ditar pune.