Republika e Kosoves

Podujevë

Të premtën zhvillohet aksion gjeneral për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Batllavës

2023/05/25 - 2:32

Komuna e Podujeves, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me OJQ-të lokale organizon të premten më 26.05.2023 aksion vullnetar për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Batllavës.

Pjesë e këtij aksioni për pastrim do të jenë edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi dhe anëtarë të ekzekutivit.

Aksioni do të fillojë nga ora 10:00. Kurse pas përfundimit të aksionit do të bëhet prezantimi dhe promovimi i Ekoturizmit në Komunën e Podujevës nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”.

Ruajtja dhe përkujdesja ndaj ambientit është obligim për të gjithë!

Ftojmë qytetarët të bashkohen në këtë aksion vullnetar!