Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

2024/05/08 - 6:55

Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Podujevës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komitetit, Xhafer Ademi.

Në pikë e parë të rendit të ditës “Informatë nga Drejtoria e Arsimit rreth parandalimit dhe reagimit ndaj braktisjes dhe mos regjistrimit të nxënësve në arsimin e obliguar” dha informatë zyrtari nga Drejtoria e Arsimit, Blerim Vllasa, ku foli për angazhimin e vazhdueshëm për parandalimin ndaj braktisjen së shkollës për nxënësit e komunitetit pakicë, ndërsa udhëheqësi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri, foli për disa nga intervenimet që janë bërë nga zyra e KKK te fëmijët të cilët kanë tentuar të braktisin shkollimin, dhe të njëjtit janë kthyer përsëri.

Ndërsa, te pika e dytë e rendit të ditës “Analizë e realizimit të planit të punës së Komitetit për Komunitete për tremujorin e parë të vitit 2024, dhe caktimin e datave për vizitat në vendbanimet ku jetojnë komunitetet jo shumicë në territorin e Komunës se Podujevës” anëtarët e komunitetit u dakorduan për caktimin e datave për realizimin e vizitave në shtëpitë dhe shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit nga komuniteti.