Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e KPF

2020/05/21 - 2:28

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Podujevës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 22 maj 2020.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

Rend dite

1. Raporti Financiar për vitin 2019

2. Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2019 në vitin 2020 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore.

3. Informatë lidhur me shpërndarjen e ndihmave me pako ushqimore dhe higjienike  qytetarëve në nevojë, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës nr.prot.01-016/01-0020192/20 të datës 02 prill 2020 dhe ndihmave tjera nga donatorë të ndryshëm.

4. Propozim Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës.

5. Të ndryshme.