Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajtën aktivitetet sportive për “Javën e Diasporës”

2022/08/04 - 1:18

Në kuadër të “Javës së Diasporës” dje u mbajtën aktivitetet nga klubi i gjimnastikës “Llapi” dhe klubi i karatesë “Podujeva”.

Përformimi i veçantë dhe garat e klubeve sa ishin argëtuese për fëmijët dhe publikun aq ishin promovuese për këto sporte atraktive. Këto aktivitete sportive kanë për qëllim nxitjen e fëmijëve që të jenë sa më aktivë në jetën sportive dhe garuese.

Ndërsa gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë aktivitetet e tjera të planfikuara në kuadër të javës së diasporës në sheshin e qytetit, e për të cilat i ftojmë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Podujevës të bashkohen.